[16.14] Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushti,ë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).

[16.30] Atyre që patën frikë nga (dënimi) All-llahu, u thuhet: “ç’është ajo që shpalli Zoti juaj?” Ata thoshin: “Shpalli çdo të mirë!” Ata që bënë vepra të mira, edhe në këtë jet kanë shpërblim të mirë, por shpërblimi i tyre në botën tjetër është shumë më i mirë, e sa vend i mirë është ai i të devotshëmve.

[16.35] Ata që i bënin shok zotit (idhujtarët) thanë: “Sikur të kishte dashur All-llahu, as ne, eas prindërit tanë nuk do të adhuronin asnjë send pos Tij, dhe nuk do të ndalonim (nuk do të konsideronim të ndaluar) asnjë send poa (ndalesave të) Tij. Kështu (këso gënjeshtrash) bënin edhe ata që ishin para tyre. Po a mos kanë të dërguarit obligim tjetër, përveç që t’i njoftojnë qartazi?

[16.36] Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm All-llahun, e largonu djave (adhurimit të tyre)!” Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që isshte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve?

[16.69] Pastaj ha nga të gjitha (llojet) frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara (e të mësuara) prej Zotit tënd). Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar - ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë.

[16.71] All-llahu favorizoi disa prej jush mbi disa tjerë në furnizim. Atyre që u është dhënë përparësia (në furnizim), nuk janë furnizues të atyre që posedojnë (robërve), ata (të gjithë) në të janë të barabartë (furnizues kryesor është All-llahu), A mos duan të mohojnë dhuntinë e All-llahut?

[16.75] All-llahu sjell shembuj: një rob që është pronë e tjetrit e që nuk ka në dorë asgjë, dhe atë, të cilin ne e kemi furnizuar me një furnizim të mirë, ai jep nga ai (furnizim) fshehtas e haptas. A janë pra ata të dy të barabartë? Falënderues qoftë All-llahu, por shumica e tyre nuk dinë.

[16.76] All-llahu sjel shembull: dy njerëz, njëri prej atyre dyve është memec që nuk ka aftësi për asgjë *as për vete as për të tjerët) dhe vetë ai është barrë për kujdestrarin e tij, pse kudo që ta orientojë, a nuk sjell ndonjë dobi. A është ibarabartë me atë që udhëzon për drejtësi e edhe vetë është në rrugën e drejtë?

[16.92] Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj psi të ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi (mahtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t’ju sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.

[16.112] All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llah, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.
