[17.1] Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e aloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. vërtet, Ai është dëgjuesi ( i fjalëve të Mu hamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
[17.7] Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t’ju shëmtojnë të fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë heërn e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
[17.12] Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem me (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që të mësoni njehësimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
[17.23] Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).
[17.33] Dhe mos mbytni njerin që All-llahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (pprej Zotit).
[17.44] Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
[17.51] Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: “Kush do të në rikthejë neve në jetë?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë!?? E ata do të tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: “Kur është ajo (ringjallja)?” Thuaj: “Ndoshta do të jetë afër!”
[17.59] Neve nuk na pengoi asgjë që t’u sjellim argumente (mrekulli0, pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
[17.60] përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk ibëmë tjetër vetëm sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
[17.97] Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është Xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit.
