[20.40] Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar”.
[20.71] Ai (faraoni) tha: “Ai besuat atij para se t’u japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”
[20.97] Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”.
