[27.19] E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mudnëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe ëq të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!”

[27.40] E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”

[27.44] Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”.

[27.60] Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).
