[28.15] Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiç. Ai (Musai) tha: “kjo është prej veprave të djallit, e s’kadyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje”.

[28.23] E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”

[28.48] E kur Atyre u edhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?” E, thanë: “Dy magji që përmbajnë njëra-tjetërn. Dhe thanë: çdonjëren prej tyre ne e mohojmë!”

[28.78] Ai (Karuni) tha: “Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime!” Po a nuk e di ai se All-llahu shkatërroi para tij nga popujt e lashtë asish që ishte edhe më i fuqishëm e më i pasur se ai, po mëkatarët kriminelë as që do të pyeten për faje e tyre (meqë All-llahu e di).

[28.82] E ata që dje lakmuan të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”
