[29.8] Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata. Kthimi juaj është te Unë, e Unëdo t’ju njoftoj për atë që keni vepruar.
[29.10] Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar All-llahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) All-llahut, si sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e All-llahut (prej të cilit njerëzi ikin prej mosbesimit në besim), e nëse vjen ndonjë fitore prej Zotit tënd, ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Po a nuk është Alahu që di më së miri për atë që është në zemrat e njerëzve?
[29.17] Ju në vend të All-llahut jeni duke adhuruar vetëm idhuj që i trilloni vetë si gënjeshtarë. S’ka dyshim se ata që i adhuroni në vend të All-llahut, nuk posedojnë furnizimin tuaj, pra kërkonie furnizimin te All-llahu, adhuronie Atë dhe shprehni falënderimin Atij, pse te Ai do të ktheheni”.
[29.25] Ai (Ibrahimi) tha: “Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë”.
[29.40] Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë.
[29.46] Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kurr i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit dhe që u zbrit juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.
