[3.7] Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.
[3.13] Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete, njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë.
[3.15] Thuaj: “A t’ju lajmëroj për diç shumë më të mirë se ato? Për ata që frikësohen , ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra , dhe kënaqësi nga All-llahu. All-llahu është Basir (Ai që sheh çdogjë) për robërit.
[3.20] E, nëse të polemizojnë, thuaj: “Ia kam nënshtruar fytyrën (qenien) All-llahut, e edhe ithtarët e mij!” E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe analfabetëve: “A u nënshtruat?” Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e nëse refuzojnë, vërtet ti ke (për obligim vetëm) kumunikimin; All-llahu është Basir (Ai që sheh) për robërit.
[3.28] Besimtarët të mos i miësojnë mosbesimtarët, e t’i lënë manash besimtarët. E kush bën atë, ai nga feja e All-llahut nuk ka asgjë, përveq për qëllim ruajtja prej të keqës së tyre. All-llahu ju tërheq vërejtjen prej (dënimit të) Tij pse vetëm te All-llahu është e ardhmja.
[3.30] Ditën kur çdo njeri e gjen pran vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshiroj që në mes tij dhe në mes asaj të jetë një distancë shumë më e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve.
[3.37] Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë, e rriti me një edukatë të mirë e të plotë dhe e vuri nën kujdesin e Zekirjas. Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin e saj gjente te ajo ushqimin e thonte: “Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do pa masë e furnizon!”
[3.49] Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.
[3.52] E kur e kuptoi Isai vendosmĂ«rinĂ« e tyre nĂ« mosbesim (dhe qĂ«llmin qĂ« ta mbysin), tha: â€Kush janĂ« ndihmĂ«tarĂ«t e mij pĂ«r nĂ« rrugĂ« tĂ« All-llahut?’ HavarijunĂ«t thanĂ«: â€Ne jemi ndihmĂ«tarĂ« tĂ« fesĂ« sĂ« All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dĂ«shmo pĂ«r ne se jemi muslimanĂ« (tĂ« bindur, tĂ« dorĂ«zuar)!
[3.55] (PĂ«rkujto, o i dĂ«rguar) Kur All-llahu tha: â€O Isa, UnĂ« po tĂ« marr ty, po tĂ« ngris te UnĂ«, po tĂ« shpĂ«toj prej sherrit tĂ« atyre qĂ« nuk besuan. E ata qĂ« tĂ« besuan ty, do t’i ngrisĂ« lart mbi ata qĂ« nuk besuan deri nĂ« ditĂ«n e kijametit , pastaj vetĂ«m te UnĂ« Ă«shtĂ« kthimi juaj, UnĂ« gjykuj mes jush pĂ«r atĂ«qĂ« kudĂ«shtoheshit.
[3.61] E kush tĂ« kundĂ«rshton ty nĂ« qĂ«shtjen e tij (Isait) pasi tĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur e vĂ«rteta, ti thuaj: â€Ejani i thĂ«rrasim bijtĂ« e tanĂ« dhe bijtĂ« tuaj, gratĂ« tona dhe gratĂ« tuaja, vetĂ« ne dhe vet ju, mandej sinqerisht tĂ« lutemi pĂ«r mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundĂ«r gĂ«njeshtarĂ«ve.
[3.64] Thuaju (o i dĂ«rguar): “â€O ithtarĂ« tĂ« librit (Tevrat e Inxhil), ejani (tĂ« bashkohemi) te njĂ« fjalĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e njejtĂ« (e drejtĂ«) mes nesh dhe mes jush: tĂ« mos adhurojmĂ«, pos All-llahut, tĂ« mos ia bĂ«jmĂ« Atij asnjĂ« send shok, tĂ« mos konsiderojmĂ« njĂ«ri - tjetrin zotĂ«r pos All-llahut!” E nĂ« qoftĂ« se ata refuzojnĂ«, ju thoni: “DĂ«shmoni pra, se ne jemi muslimanĂ« (besuam njĂ« Zot)!”
[3.73] Dhe (u thonin):Mos i besoni askujt përveç atij që ështënë fenë tuaj!”Thuaj (o i dërguar):”I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu!” (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënëjuve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: “E tërë e mira është në duar të All-llahut,Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëm”
[3.75] Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk takthen ty atë, përveç nëse gjithnjë irri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë)për arsye se ata thonin:”Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.
[3.77] Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.
[3.78] Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo është nga All-llahu!”Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.
[3.79] S’është e drejtë as nuk i takoiasnjë njeriu që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai t’u thotë njerëzve:”Bëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!” por (ju thotë):”Bëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.
[3.81] Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu):”A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? “Ata thanë:”Ne e pranuam!”Tha (All-llahu):”Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!”
[3.84] Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait,edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.
[3.97] Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit.
[3.103] Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.
[3.110] Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.
[3.112] Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).
[3.117] Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t’u lavdëruar e për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.
[3.118] O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së bepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.
[3.119] Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duanjuve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:”Ne kemi besuar!” e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin!” All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.
[3.120] Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëhi të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.
[3.135] Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).
[3.140] Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud). edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedr. Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur te All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.
[3.144] Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu Ne do t’i shpërblejë mirënjohësit.
[3.152] All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vrejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës ), e atëherë kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.
[3.153] Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshprim për dëshprim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që u shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që u goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.
[3.154] Mandej, pas asaj tronditjeje tërëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaaaaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: “ Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!” Thuaj: “E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut!” Ata fshehin në vetvete atë që uty nuk ta shprehin. Thonin : “Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu!” Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre!” Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirëtë fshehtat në zemrat.
[3.156] O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: “ Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu ë është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.
[3.158] Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten.
[3.167] Dhe, për t’u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: “Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!” E ata thanë: “Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!” Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që uk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu edi mirë për atë që fshehin.
[3.179] All-llahu nuk ju zblon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrët e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fsehtë). Prandaj, bsoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.
[3.180] Ata, të cilët bëjnë koprrraci me atë nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.
[3.183] Ata janë që thanë: “All-llahu na ka porositur që të besojmë asgjë të dërguar derisa ai të na sjellë një kurban që do ta ngrënë zjarri. Thuaju: “Para meje juve u erdhën të dërguar me argumente dhe me atë që e thatë, e përse i mbytet ata, nëse thoni të vërtetën?”
[3.195] Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëoive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrrugën Time, lftuan dhe u vranë, atyre patjetërdo t;ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t’i veje në Xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është te All-llahu.
[3.199] Po edhe nga ithtarët e librit ka që besojnë All-llahun, e besojnë atë që u është shpallur juve, e besojnë atë që është shpallur atyre, janë të bindur ndaj All-llahut në shpallje nuk i shesin për pak sendtë kësaj jete. Të tillët kanë shpërblimin e vet te Zoti i tyre, e All-llahu është që llogarinë e bën shpejt.
