[31.12] Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e Mira e ati falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtet, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.

[31.15] E nse ata të dy tentojnë ë ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, o në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mande kthimi juaj është te Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni punuar.

[31.20] A nuk e dini j se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj çka në qiej e çka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshmen e të fshehta, e megjithatë prej njerëzve ka që polemizojnë çështjen e All-llahut duke mos pasur as dituri, duke mos qenë i udhëzuar dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.

[31.29] A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe fut (dritën) ditën në natë, dhe AI i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të përendojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.

[31.33] O ju njerëz, kini frikë ditës kur prindi nuk mund t’i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t’i bëjë asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është e sigurt, pra mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndajë All-llahut djalli mashtrues.

[31.34] S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
