[34.3] E ata që nuk besuan thanë: “Nuk do të na vijë neve kijameti!” Thuaj: “Po. psha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t’ju vijë ai juve. Atij nuk mund t’i shihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë”.
[34.12] Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.
[34.14] E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër, nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që i brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
[34.23] Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi ek Ai, përveç atij të cilit i jep leje, e kur hiqe frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: “çka tha Zoti juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
[34.31] Dhe ata që nuk besuan thanë: “Ne nuk i besojmë këtij Kur’ani, e as atij që idhte para tij, (librave të tjerë)?!” E sikur t’i shihje zullumqarët kur ë dalin para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!”
[34.33] E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: “Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t’i bëjmë Atij shokë. E kur e shohim dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e tyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
[34.43] E kur u lexohen atyre ajetet tonaa të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe thoshin: “Ku (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër e trilluar!” Madje, ata që nuk besuan të vërteën, pasi ajo u erdhi, i thanë: “Kjo (Muhammed, feja islame, Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se maxhi e qartë!”
[34.46] Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.
