[61.5] Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O populli imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
[61.6] Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.
[61.14] O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijunët i thanë: “ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
