[7.22] Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!”
[7.27] O biktë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi sejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
[7.33] Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
[7.37] Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) t’ju marrin shpirtine u thonë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Ata thonë: “Kanë humbur prej nesh” dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).
[7.38] (All-llahu) Ju thotë: “Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe nga njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një gruphyn në të , e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të ggjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (pari) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!” (All-llahu) Thotë: “Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.
[7.43] Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzoemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “KY është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.
[7.44] Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti në, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që pat premtuar Zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!”
[7.46] E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: “Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!” Ata (të Arafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.
[7.53] Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t’u vijë. E atë ditë kur t’u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë+. “Vërtet të dërguarit e Zotit tanë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetsues që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në dynja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam” Ata shkatërruan vetveten dhe ushkoi huq trillimi ë bënin.
[7.54] Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij itakon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
[7.57] Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erëra) barin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin ) nxjerrim të gjithë fruta. Kështu i nxjerrim (i ngjalllim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
[7.73] Edhe te (populli) i Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai ju tha: “O populli im, besonie All-llahun (një) nuk keni zot tjetë pos Tij. Që, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t’ju kapë dënim i dhembshëm.
[7.85] E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O popuuli im, adhuronie All-llahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.
[7.89] Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëmnëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
[7.129] ata (populli i musait) thanë: “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe”. Ai (Musai) tha: “Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t’ju shikojë se si veproni”.
[7.131] Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: “Kjo është e (mira) jona thjesht”. E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
[7.137] E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëgam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuan atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
[7.142] Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit,i tha: “Më zëvendëso mua te populli im dhe rregulloo, e mos shko rrugës së të këqinjve”.
[7.143] E kur Msai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”
[7.145] Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. “Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t’ua tregoj vendbanimin mëkatarëve.
[7.146] Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
[7.148] Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shhpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtëndaj vetes së tyre.
[7.150] E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: “Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja”. Ai (vëllai Harun) tha: “O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos i kënaq me mua armiqtë de mos më konsidero mua me njerëzit mizorë”.
[7.155] Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: “Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
[7.156] Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dynja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilindua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japon zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.
[7.157] Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejenë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil,e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
[7.158] Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërgari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jeë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
[7.160] Ne i ndamë ata (populln e Musait) nëdymbëdhjetë grupe fises, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë): “Bjeri me shkopin tënd gurit” (ai ira) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t’u bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u thamë): “Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!” (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
[7.163] Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendi e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
[7.169] e pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mrën a të keqen) e thonin: “Do të na falje”, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinim mirë se çka në të (libër). Po, a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.
[7.176] E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qeit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembuli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
[7.187] Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetën Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qie e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”.
[7.188] Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.
[7.189] Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t’u qëtësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep një (fëmijë) të mirë, ata (pa të meta), ne do të jemi falendërues ndaj Teje”.
[7.203] Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë) thonë: “Përse ti nuk e trilove vetë?” Thuaj “Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur’ani) është argument (me të cilin ndriçohe zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfes dhe mëshirë për popullin që beson.
