[26.49] Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoi (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do t’u gozhdoj”.
[26.227] Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira,që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç’përfundim i shkojnë (ç’dënim të ashpër ose ç’vendi në Xhehennem do t’i nënshtrohen).
