[48.6] E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vednbanim i keq.

[48.11] Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: “Neve na penguan pasurië tona familjet tona, andaj ti kërko falje për neve!” Ata flasin flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t’ju përfshijë juve ngonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t’ju gjejë ndonjë e mirë?” Jo, por All-llahu holësisht di për atë që punoni ju.

[48.15] Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!” Po ata janë që kuptojnë pak gjë.

[48.16] Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: “Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t’i luftoni ata ose të dorëzohen (të pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse ngelët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm”,

[48.25] Ata janë që nuk besuan, ju penguan t’i afroheni xhamisë së shenjtë (Qabes), duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrini në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtarë dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t’i sulmonit duke mos ditur, dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (zoti do t’ju jepte leje të hyni në Mekë). (E bëri atë) Për të marrë All-llahu në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë, Ne do t’i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan.

[48.26] Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë, dhe atë kryelartësi injorante (pagane), po All-llahu dhuroi qetësimin e Vet dhe ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve dhe për ata zgjodhi besimin e drejtë (fjalinë: la ilahe il lell llah), pse ata ishin më me meritë për të dhe më të zotët e saj, e All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.

[48.27] All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).

[48.29] Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i shehkah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi) Për t’ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh.
