[64.6] Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është begatshëm, e i falënderuar nga vetvetiu.
[64.9] Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë, e ai është shpëtimi i madh.
